Berisha e Meta bëhen bashkë për ish-zyrtarin e FBI-së: Rama të japë dorëheqjen

Sali Berisha dhe Ilir Meta ndajnë të njëjtin qëndrim sa i përket arrestimit të ish- zyrtarit të lartë të FBI. Për ta pas zbulimit të materialeve se nga Shqipëria është paguar shuma e parave për të hetuar kundërshtarët politik, Rama duhet të japë dorëheqjen.

"E paguan për përdorimin e FBI-së për qëllime të tyre politike. E paguan atë që të trajtojë FBI-në si agjensi private. Edi Rama ka vetëm një alternativë, të shndërrohet në Pentito," tha ai.

"Dorëheqja e Ramës është një veprim i detyruar dhe i oashmangshëm pasi niveli i korruptimit të postit të kryeministrit është skandaloz dhe i paimagjinueshëm," tha Meta.

Veç aktit moral, si kreu i Partisë Demokratike dhe ai i Partisë së Lirisë kërkojnë hetim në të dy shtetet.

"Një kryeministër i një vendi anëtar i NATO-s përdor mjete të paligjshme për të korruptuar këtë zyrtar. Është aferë botërore," tha Berisha.

"Edi Rama është njeriu që me qëllim dhe me strategji të mirëpërcaktuar ka kompromentuar këto marrëdhënie, është përpjekur t’i trondisë ato, është përpjekur të ulë respektin dhe dashurinë që shqiptarët kanë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës ," tha Meta.

Nga ana e tij Berisha shko edhe më tej kur kërkon edhe hetim nga komisioni i posaçëm parlamentar.

"Ne do të krijojmë komision hetimor parlamentar," tha Berisha.

"Drejtësia shqiptare duhet të punojë ngushtësisht me drejtësinë amerikane për të zbardhur deri në fund të gjithë këtë aferë shtetërore dhe të hetojë e ta çojë kryeministrin para drejtësisë,' tha Meta.

Qëndrimet janë dhënë pas nënshkrimit të marrëveshjes mes PD dhe PBDNJ ku vangjel dule do të paraqesë kandidatët në emër të opozitës në bashkitë Himarë, Dropull dhe Finiq.

edi rama ilir meta sali berisha ish-zyrtarin e fbi-së

EMISIONET