"Po, e kam takuar disa herë zyrtarin e FBI", Rama për McGonigal: Çështja në SHBA ka zero lidhje me mua dhe qeverinë time

"Unë dhe Republika e Shqipërisë nuk kanë asnjë lidhje me përfundimin e hetimit për një çështje dytësore të dalë rrugës ndërkohë që çështja kryesore është krejt tjetër lidhur me akuzën që i është ngritur zyrtarit të FBI".

Pas mbledhjes së kryesisë ku u diskutuan sondazhet mbi kandidatët për kryetarët e bashkive, kryeministri Edi Rama i cilësoi nul akuzat e hedhura ndaj tij për lidhjet me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal.

Edi Rama: Njerëzit duhet të jenë mësuar që këtu opinioi ndahet me një pjesë që beson medeomos atë që do të besojë dhe një pjesë që dëgjon dhe reflekton mbi faktet. Është një çështje jo çështje sepse është një çështje e hetuar nga drejtësia amerikane që nuk nxjerr vendime për vrasje pa autor apo vrasje nga pakujdesia kur vrasjet bëhen nga institucionet shtetërore. Ka zero akuzë dhe zero lidhje mes çështjes që diskutohet dhe meje apo qeverisë. Zero.

Përballë mediave ai ka pranuar se e ka takuar atë, por edhe zyrtarë të tjerë më të lartë.

Madje Rama e lidh këtë debat me 21 janarin, teksa shton se pas hetimit në Amerikë rezulton se kemi të bëjmë me një mosdeklarim në lidhje me një shqiptar nga Tropoja.

Duke iu përgjigjur nismave të Partisë Demokratike, Rama vlerësoi se nuk mund të ngrihet komision hetimor vetëm se çështjen e shikon me dylbitë e opozitës.

Çfarë keni diskutuar në takim?

Janë derivate të keqleximit të këtushëm. Përmendja e emrit si një pjesë në një takim apo takim tjetër nuk ka asnjë lidhje me përfundimet e hetimet në SHBA. Zyrtarin e lartë të FBI po e takova disa herë. Kjo nuk përbën asnjë arsye për të nxjerrë konluzione të reja duke parë nga Tirana me dylbitë e zhurmës për zhurmë aq më tepër kur jemi para një fakti të ri dhe tronditës për 21 janarin dhe kërkesës për të hapur hetimin në SPAK. Kush do të kuptojë e kupton.

Në aktakuzë thuhet se informacioni ka dalë nga zyra e kryeministrit.

Përfundimet e hetimit dhe fillimi i fazës tjetër të procesit ku hetuesit amerikanë kanë dorëzuar dosjen e hetimit të tyre, nuk ka asgjë nga këto. Aty thuhet çfarë thotë njëri dhe tjetri. Ndërkohë vetë hetuesit thonë një gjë tjetër që hetimet kanë përfunduar, ka një të akuzuar për mosdeklarim dhe konflikt interesi në raport me shokun e tij shqiptaro-amerikan nga Tropoja të cilin unë e kam njohur në takimin me të dhe me të cilin nuk kam pasur asnjë lidhje tjetër përveç këtij raporti miqësor dhe këtyre shkëmbimeve krejtësisht pa asnjë interes tjetër me zyrtarin e lartë të FBI.

Zoti Neza dhe Duçka nuk kanë punuar asnjëherë për ju, as në 2018?

Fola për zotin Agron që vjen nga Lëvizja Demokratike, shumë i afërt i të ndjerit Azem Hajdari, fis me Besnik Mustafaj, njerëz të nderuar padiskutim, të cilin se kam njohur më parë asnjëherë dhe nuk kam shkëmbyer as letra as interesa. E kam takuar vetëm në praninë e zyrtarit të lartë të FBI. Sa i përket personit tjetër ka qenë zëvendësministër i Energjitikës në koalicionin e vitit 2013 dhe pastaj për një farë kohe ka punuar pranë meje pa pagesa.

Pse opozita po e përdor një hetim në SHBA kundër jush?

Unë jam mësuar me këto. Jam i ngopur dhe mingopur me të tilla histori që synojnë vetëm çorollepsjen e njerëzve dhe krijimin e një klime agresiviteti, ndasie, gjysmë të vërtetash që janë gënjeshtrat më të mëdha. Jam shumë i fokusuar te punët e përditshme. Pa shkëputur komunikimin. Jam i fokusuar në punët e përditshme konkrete. Është një Big Brother politik. Të gjithë ndjekin lajmet sensacionale. Nuk kam asnjë ankesë për të tjerët.

Mik?

Unë kam folur në gjuhën angleze për natyrën e marrëdhënies. Kam thënë një raport miqësor, por jo mik. Nuk kam ndarë jetën me të. E kam takuar në zyrën më të rëndësishme të FBI-së. Më ka dhënë nga ato dhuratat, medalje e kapele. Ka ardhur në Shqipëri, jemi takuar. Interesi im ka qenë të shkëmbejmë biseda dhe opinione në ato fusha ku ai ishte ekspert i nivelit të lartë. Krejtësisht pa asnjë marrëdhënie tjetër.

E keni lajmëruar Ambasadën amerikane për takimet?

Unë nuk lajmëroj ambasadën amerikane kur takoj amerikanët. Kam takjuar një ndër zyrtarët më të lartë të FBI-së, dhe do i takoja sa herë të më jepej mundësia. Kam takuar edhe Presidentin e SHBA-së, dhe fakti që mund të jetë në hetim, kjo s’ka lidhje me mua. E kam takuar dhe shumë mirë kam bërë që e kam takuar. E gjithë kjo është një absurd. Më vjen keq për ju, por jeni pjesë e ndërmarrjeve që punoni. Në aktpadinë konkluzive të drejtësisë amerikane nuk ka asgjë që lidhet me mua apo qeverinë përveçse fakteve që janë takuar.

Në aktpadi thuhet se nga takimet ka pasur edhe fatura.

Në çfarë gjuhe e keni lexuar? Unë s’kam shqetësim për këtë çështje. Drejtësia amerikane e ka hetuar tërësisht dhe që ka dalë në konkluizione. Në rastin konkret ka akuzë për konflikt interesi në marrjen e një borxhi nga miku i tij shqiptaro-amerikan. Unë kam takuar dhe një person të shpallur non-grata këtu në Shqipëri.Ka një drejtësi në amerikë dhe ka gjykata. Nëse ju thoni se drejtësia dhe gjykata mund të kontestohet nga Foltorja apo e vulës, kjo është zgjedhja juaj. Nuk kam asnjë replikë. Unë ju them njerëzve ja ku ëshgtë pasqyra e së vërtetës.

Komision Hetimor për takimin me ish-zyrtarin e FBI-së? 

Kam takuar një ndër zyrtarët më të lartë të FBI-së dhe çdo zyrtar të lartë të FBI-së do e takoja përsëri sa herë të më jepej mundësia. Jetojmë në një zonë të botë ku njerëzit merren kë takove, kujt i fole. Ndërkohë gjithë kjo është një absurd. Në akt padinë konkluzioneve të drejtësisë amerikane nuk ka asgjë që lidhet me mua apo qeverinë përveç fakteve u takuat atje apo aty. Kjo çështje është hetuar nga drejtësia amerikane, ca do hetohet këtu, fantazia e shfrenuar e një lidershipi që ka bastarduar çdo lloj raporti me të vërtetën dhe publikun. Kjo nuk është një çështje e parlamentit të Shqipërisë. Nëse mendoni se kjo mund të kontestohet nga vetëgjyqësia e Foltores apo vulës, nuk kam asnjë koment, kjo është zgjedhja juaj. Unë nuk kam asnjë replikë për të bërë.  U them njerëzve ja ku është pasqyra e të vërtetës sipas drejtësisë amerikane. Njerëzit zgjedhin të besojnë psh që edhe një oligark i madh rus ka ardhur në Karavasta për të përfituar nga shegët e luleshtrydhet.

edi rama ish-zyrtarin e fbi-së

EMISIONET