Këshilli i Emërimeve në Drejtësi u ndalon kandidimin për në Gjykatën Kushtetuese tre aplikantëve.

Vendimi u mor në mbledhjen e sotme ku merrnin pjesë anëtarët e KED, Avokati i Popullit, përfaqësuesit e Presidentit të Republikës, si edhe përfaqësuesi i Kryetarit të Kuvendit.

KED vendosi ndalimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese si më poshtë:

  1. Aldona Sylaj, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.
  2. Ardita Buna, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.

3 . Shaqir Hasanaj, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.

  1. Ardita Buna, vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020.

Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji.

Kandidatët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë së 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Vendimi i KED vjen një ditë pas deklaratës së Ambasadores amerikane Yuri Kim e cila deklaroi se Gjykata Kushtetuese duhet të jetë funksionale deri në 31 dhjetor.