Nisma "Thurje' dorëzon listën në KQZ/ Hajdari kryeson listën në Elbasan, në Tiranë Soko, në Shkodër dhe Durrës Shabani
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Mars 2021, 21:21
Nisma "Thurje" ka dorëzuar në KQZ listën e kandidatëve për deputetë me të cilët do të garopjë në zgjedhjet e 25 prillit.
Nuk ka surpriza, Rudina Hajdari do të jetë e para në listë në qarkun e Elbasanit, e ndërsa lista për Tiranën do të kryesohet nga Panajot Sako, dhe në vend të dytë kryetar Endri Shabani.
Ky i fundit do të kryesojë listën për qarkun e Shkodrës dhe Durrësit.
Ndërsa qarku i Lezhës i është besuar Rigerta Lokut.
