Rebelohen studentët: Jo mësimit online, rikthim në auditore

Ditën e parë të mësimit në universitete, studentët e bojkotuan duke dalë në protestë.  Me thirrjen për kthimin në auditore ata sollën në vëmendje domosdoshmërinë e praktikës në lëndë të ndryshme. Ndërsa apeluan Ministrinë për rimbursimin e qirave dhe tarifës vjetore.

Nuk duan mësim online por të kthehen në auditore. Me këtë moto ditën e parë të mësimit studentët nuk ishin në fakultete, por përpara Ministrisë së Arsimit duke protestuar..

Një pjesë e tyre ju drejtuan fakulteteve për të marrë informacion, por u penguan nga efektivë të policisë.

Edhe para Ministrisë së Arsimit u vendosën efektivë të policisë, të cilët kërkuan ti shpërndanin.

"Ruani distancimin social, jemi në situatë pandemie. Ju lutem, shpërndahuni! Policia do të zbatojë ligjin."

Por thirrjet e të rinjve ishin për bashkim të forcave të rendit me kërkesat e tyre.

"A keni fëmijë në shkollë ju, a jeni prind apo jo zotëri? Mos pranoni të merrni urdhra politikë!"

Kërkesat e tyre ishin të qarta për mënyrën e mësimdhënies dhe rimbursimin e qirave.

"Seminaret dhe laboratorët, orët e praktikës të zhvillohen në auditore, ndërsa leksionet të zhvillohen online."

Përballë mësimit online të rinjtë vunë domosdoshmërinë e praktikës.

"Me mësim online unë nuk do të di as të mas të tensionin dhe as diabetin".

Pakënaqësi kishin edhe për kartën e studentit, të cilën në shenjë proteste e dogjën.

Teksa nuk mungoi as goditja me vezë e ndërtesës së Ministrisë.

Por pavarësisht reagimit të të rinjve, ministrja Evis Kushi zgjodhi të bënte një reagim nga Ministria e Mbrojtjes ku u rihap Fakulteti i Shkencave Ushtarake.

Kushi: Nuk është aspak e këndshme për mua sot që të uroj vitin e ri akademik me auditore të zbrazura por kjo është një sakrificë që duhet ta bëjmë të gjithë për të mirën e përbashkët.

Protesta e së hënës u mbyll me himnin kombëtar, ndërsa studentët lajmëruan se deri sa kërkesat e tyre të marrin zgjidhje do të protetojnë çdo ditë para Ministrisë së Arsimit.

Vendi Lajme studente mesimi online protesta e studenteve

EMISIONET