Kandidati për Presidentin e SHBA, Joe Biden  mëngjesin e sotëm ka bërë një ndalesë në shtëpinë e tij të fëmijërisë në Scranton, Pensilvani.

Ai ka nënshkuar në muret e dhomës së ndenjes: “Nga kjo shtëpi në Shtëpinë e Bardhë, me bekimin e Zotit. Joe Biden 11-3-2020

Biden shpesh ka përdorur rrënjët e tij të klasës punëtore gjatë fushatës dhe është përqendruar veçanërisht në Pensilvani, një shtet fushë beteje që mund të përcaktojë rezultatin e zgjedhjeve.

Kandidati demokrat kaloi fëmijërinë e tij të re në Scranton para se të transferohej në Delaware kur ishte 10 vjeç pasi babai i tij humbi punën në atë zonë.