PROTESTA 2 ORE/ Qindra qytetarë, protestë për Jonadën "Nuk e vrau varka, por shteti"
Është mbyllur pas rreth 2 orësh për vrasjen e 7-vjeçaren Jonada, që u vra në Potam nga polici Arjan Tase me skaf. Qytetarët duket se i kanë dhënë kohë deri të hënën ora 19:00 kryeministrit Rama për shkarkimin e ministrit Bledi Çuçi për ngjarjen. Protestuesit kanë thënë se ky është një ultimatum ndaj Ramës dhe se zjarri i protestës do të vazhdojë, jo vetëm me qirinj.
Ngjarja tragjike e së martës, 2 gusht 2022, ku efektivi i policisë, Arjan Tase, i mori jetën 7-vjeçares Jonada Avdia, ka shkaktuar revoltë qytetare dhe thirrjes për protestë para Ministrisë së Brendshme ju përgjigjën me mijëra.
Ndryshe nga protestat e tjera të zhvilluar në vend, pasditen e 4 gushtit 2022, nën moton "Nuk e vrau varka, por shteti" shumë prindër kishin marrë me vete edhe fëmijët e tyre, të cilët me pankarta në duar kërkonin drejtësi për vogëlushen.
Fillimisht u vendosën pranë Ministrisë së Brendshme. Qytetarë të ndryshëm u shprehën se kishin dalë për të protestuar jo vetëm për 7-vjeçaren, por për t’i dhënë fund pushtetit të të fortit.
"Çdo ditë në jetën tonë dhunohemi nga të fortët".
Tubimi u zhvillua i qetë, deri në momentin, kur avokati Altin Goxhaj u bëri thirrje qytetarëve të thyenin kordonin policor për ta spostuar protestën nga Pedonalja, tek dera e Ministrisë së Brendshme.
Ashtu siç edhe e patën paralajmëruar, protestuesve ju bashkua edhe opozita, ku kreu i Partisë Demokratike theksoi se forca e tij politike do të mbështesë çdo protestë qytetare.
"Qytetarët nuk do jenë kurrë në protestë pa mbështetje, është protestë e organizuar nga qytetarë të revoltuar për një kauzë shumë të drejtë".
Ndërkohë ish-Presidenti Ilir Meta i shoqëruar edhe nga djali i tij kërkoi dorëheqjen e gjithë ministrave përgjegjës dhe kryetarit të bashkisë ku ka ndodhur ngjarja.
"Zgjidhja është protesta dhe vendosja e llogaridhënies në çdo nivel, zgjidhja është dorëheqja e gjithë ministrave përgjegjës dhe kryetarit të bashkisë ku ka ndodhur ngjarja ose shkarkimi i tyre".
Më pas protestuersit u spostuan drejt Kryeministrisë, të cilën e kanë gjetur të pambrojtur nga forcat e policisë.
Me thirrjet "Duam drejtësi", qytetarët ndezën qirinj në nderim të vogëlushes, Jonada Avdia, jeta e së cilës u ndërpre padrejtësisht teksa ishte duke pushuar me familjen e saj në plazhin e Potamit në Himarë.
Para se të shpërndaheshin, protestuesit u grumbulluan edhe para godinës së Presidencës ku lanë lënë 72 orë afat për dorëheqjen apo shkarkimin e Ministrit Bledi Çuçi, Ministres Mirela Kumbaro dhe drejtorit të Policisë, Gledis Nano, duke paralajmëruar protestën e radhës, të hënën ora 19:00.
Ora News përcolli LIVE protestën
Ora 20: 30 Bashkë para zyrës së Ramës, Meta në 'siklet' nga media, ikën dhe lë në protestë Berishën
Ora 20:25 Krah për krah: Protesta për Jonadën e vogël bën bashkë për herë të parë në publik Berishën e Metën
Ora 20:10 Jepe doreheqjen
Nen thirrjen "Jep doreheqjen" qytetaret kane ndezur qirinj para kryeministrise. Protestuesit thërrasin: Çuçi, Çuçi jepe dorëheqjen! Krah tyre eshte edhe Berisha dhe Meta.



Ora 20:00 Protestuesit marshojne drejt Kryeministrise
Protesta po zhvendoset përpara kryeministrisë ku do të vendosin qirinj tek shkallët e kryeministrisë. Kjo e gjeti të papërgatitur forcat policore të cilat nisën zhvendosjen drejt kryeminsitrisë. Edhe Berisha dhe deputetët mbështetës po marshojnë drejt kryeministrisë.
Ora 19: 50 Protestës i bashkohet edhe Kreu i PL-se Ilir Meta së bashku me djalin e tij.
Meta bëri thirrje për protesta derisa kjo qeveri të largohet. Meta kërkoi dorëheqjen e ministrit të Bredshëm dhe ministrja e Turizmit dhe kryetarja e bashkisë së Himarës.

Ora 19:44 Flet Berisha: Vij në protestë si qytetar, dorëheqje e Çuçit dhe Kumbaros, Rama nuk ka ndjeshmëri
Ora 19:40 Kryetari i PD-se Berisha i bashkohet protestes, pritet te shkojë dhe kreu i PL, Ilir Meta.
Ora 19:30 "Zgjohem natën dhe shikoj vajzën", pegagogia mes dhimbjes për humbjen e të afërmes së saj
Ora 19:30 FNSH e Shqiponja ne gadishmeri
FNSH dhe Forcat Shqiponja jane ne gadishmeri per të ndërhyrë nëse protestuesit tentojnë të hyjnë pranë zyrave të ministrisë së Brendshme.
Ora 19:34 Tensione në protestë, protestuesit çajnë kordonin e policisë në protestën për Jonadën e vogël
Protestuesit çajnë kordonin e policisë në protestën e mbledhur për vrasjen e Jonadës së vogël në Potam nga një efektiv policie.
Qytetarët janë përplasur me policinë të cilët më herët nuk lejonin që ata ishin në hapësirën mes Teatrit dhe ministrisë së Brendshme.
Tashmë është formuar një kordon para hyrjes së ministrisë së Brendshme, ndërsa protestuesit kanë vërshuar në shesh.
Ora 19:20 “Poshtë qeveria” emigranti shqiptar shpreh revoltën në protestë: Nuk ndihemi të sigurtë!
Ora 19:18 Lule dhe qirinj edhe në Elbasan për Jonadën e vogël
Ora 19:13 "Jonada zemër, pse nuk kthehesh me ne në Angli?" Mes shumë protestuesve edhe fëmijë
Ora 19:10 Nis Protesta
Qindra qytetarë janë mbledhur mbrëmjen e sotme para ministrisë së Brendshëm ku po protestojnë për vrasjen e 7-vjeçares në Potam nga polici Arjan Tase.
Qytetarët kanë ardhur me pankarta duke dënuar vrasjen e vogëlushes, ndërsa shihet një numër i madh efektivësh policie.
Po ashtu, shihen edhe policë të lokalizuar në tarracën e ministrisë së brendshme dhe institucioneve aty përreth.
Ora 19:00 Qytetarët mblidhen te Pedonalja për Jonadën e vogël, policia gardh, efektivë edhe në tarracë
Qytetarët momentalisht janë mbledhur në zonën e Pedonales, ndërsa policia ka formuar një kordon duke i ndaluar që të mblidhen në sheshin para hyrjes së ministrisë.
Nga ana tjetër, qytetarët shprehen se ngjarja është shumë e rëndë dhe se policia nuk ka marrë masa në sezonin turistik.














