Elbasan, kurse artizanësh në pronat e krimit
Në Elbasan pronat e konfiskuara të organizatave kriminale po vihen në shërbim të komunitetit.
Në një prej tyre është ngritur një punishte ku gra e vajza që gjenden në nevojë po mësojnë nga artizanët metodat tradicionale të endjes dhe thurjes.
10 prej tyre janë punësuar.
Artizanët thonë se nisma të tilla ndihmojnë në mbajtjen gjallë të traditës.
"Duhet të vazhdojë tradita. Kemi gra që punojnë ne grep apo me shtiza" thotë njëra
Saimir Bakalli, Drejtor i organizatës humanitare që ka ndërmarrë këtë inicativë tregon se sipërmarrja mbështetet nga shitja e produkteve që prodhohen në punishte.
"Ndryshe nga një produkt tregu ky produkt ka vlerën sociale. Janë njerëz në nevojë që mbajnë veten e tyre me shitjen e këtyre produkteve"
Ai thotë sipërmarrja ka mbështetjen e qeverisë angleze dhe italiane, sa i përket shtetit shqiptar, që deri më tani ka siguruar vetëm ambientin, kërkohet edhe ndihmë financiare.
Më shumë vëmendje nga qeveria për të tilla nisma që u vijnë në ndihmë komunitetit kërkon edhe Kordinator italian i projektit, Andrea Lo Iacono.
'Në shkallë vendi janë 9 ndërmarrje sociale por shteti nuk ka pasur mundësi ti financojë.
Përveç produkteve dhe shërbimeve këto biznese synojnë zhvillimin e aktiviteteve sociale, si dhe fushatave të ndërgjegjësimit për të drejtat e njeriut.
