Bashkë para zyrës së Ramës, Meta në 'siklet' nga media, ikën dhe lë në protestë Berishën

Shfaqja e tyre e parë publike krah për krah para zyrës së kryeministrit Rama nuk kaloi pa vëmendjen e medies.

Sali Berisha dhe Ilir Meta qëndruan për pak minuta mes protestuesve para kryeministrisë, por duke mos dashur politizimin e ngjarjes së rëndë, Meta u përshëndet me Berishën dhe u larguar duke dhënë këtë koment.

"Jemi bashkuar me qytetarë dhe kjo është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër".

Ndërkohë Berisha me deputetët e tij demokratë vijoi të qëndrojë edhe pak minuta mes protestuesve por më pas u largua.

Ndërkohë protestuesit po marshojnë në bulevard drejt Presidencës.