“Poshtë qeveria” emigranti shqiptar shpreh revoltën në protestë: Nuk ndihemi të sigurt!

Ka nisur protesta para ministrisë së Brendshme për vrasjen e 7-vjeçares në plazhin e Potamit nga polici Arjan Tase me skaf.

Ndërkohë, një qytetarë në protestë ka shprehur revoltën e tij për këtë ngjarje të rëndë, duke thënë se qeveria duhet të japë dorëheqjen.

Ai u shpreh se ka ardhur në Shqipëri për pushime dhe nuk e ndjen veten aspak të sigurt qysh kur ka shkelur në vendin tonë.

“Poshtë qeveria dhe Edi Rama. Ku është populli shqiptarë? Të gjithë të çohen në këmbë, të gjithë kemi fëmijë. Jemi të shfrytëzuar dhe të shtypur. Nuk ka fare siguri qysh kur jam futur në Shqipëri. Kam paguar 20 mijë lekë për 3 kilometra që kam kaluar. Shihni të gjithë ndërtimet që ka në Tiranë. Po pastrohet droga.”

Protesta qytetare ka filluar rreth orës 19:00 ku qytetarë, aktivistë dhe parti të opozitës janë mbledhur në shesh duke kërkuar dorëheqjen e ministrave dhe Ramës.