Goditën policët e burgut të Peqinit, 3 të burgosurve u shtohen mbi shpinë edhe 4 akuza të reja

Tre të paraburgosur në burgun e Peqinit goditën policët ditën e sotme (4 gusht 2022) , pasi nuk refuzuan të futen në qeli pas përfundimit të orarit të ajrosjes.

Bëhet fjalë për shtetasit Kastriot Likja, Arlind Daja dhe K. Ibraliu të cilët nuk i janë bindur forcave të policisë.

Tre personave do tu kushtojë ky akt, pasi tashmë akuzohen edhe për rebelim, goditje për shkak të detyrës, kundërshtim i policisë dhe plagosje me dashje.

“Më 4 gusht 2022 u arrestuan në flagrancë 3 shtetas të paraburgosur në IEVP Peqin:
K.L. për “Rebelimi i të dënuarve”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” te parashikuar nga nenet 270,237,89 dhe 235 të Kodit Penal. A.D. për “Rebelimi i të dënuarve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” te parashikuar nga nenet 270, dhe 235 të Kodit Penal. K.I. për “Rebelimi i të dënuarve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” te parashikuar nga nenet 270, dhe 235 të Kodit Penal." - njofton policia. 

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.