"E ndjenë frikën e popullit dhe i ndryshuan akuzën", qytetari nuk ka besim se drejtësia do të zbardhë ngjarjen në Himarë
Me thirrjen "Drejtësi për Jonadën", qindra prestues vazhdojnë protestën e tyre para Ministrisë së Brendshme.
Për mediat, një qytetar u shpreh skeptik se drejtësia do ta zbardhë këtë çështje të rëndë.
"Ku ka drejtësi këtu, e kthyen akuzën brenda natës. Panë revoltën popullore dhe nga vrasje pa dashje e kthyen në vrasje me dashje. E ndjenë frikën e popullit dhe i ndryshuan akuzën, akuza do ndryshojë prapë më pas. Kjo do të harrohet siç janë harruar gjithë të tjerat. Këtu do jemi ne, prapë në protestë dhe kurrë nuk do të nënshtrohemi" tha ai.
Nuk munguan dhe thirrjet " Çuçi, Çuçi jep dorëheqjen!" apo "Ju jeni vrasës!"
Ngjarja e rëndë u regjistrua të martën e 2 gushtit 2022 në plazhin e Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia humbi jetën pasi u përplas nga skafi i drejtuar nga efektivi i policisë Arjan Tase.
