Protestuesit për vrasjen e 7-vjeçares, drejtohen te Kryeministria, me ta Berisha dhe Meta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Gusht 2022, 20:05
Ndërkohë protesta e thirrur para ministrisë së brendshme për vrasjen e Jonadës së vogël në Potam është drejtuar te Kryeministria.
Qytetarët dhe protestuesit janë duke ecur në bulevard drejt ndërtesës së kryeministrisë, atje ku pritet të ndezin edhe qirinj.



Mes tyre janë edhe Sali Berisha dhe ilir Meta, krerët e dy partive kryesore opozitare, së bashku me disa deputetët të tjerë.
Nga ana tjetër, policia po shpejton që të blindohet para kryeministrisë në pritje të protestuesve të shumtë.




