“Ndalohet hedhja dhe larja” Aktivisti nxjerr turistët që kalojë rrethimin e lahen në Syrin e Kaltër

Aktivisti Arben Kola ka bërë një denoncim në faqen e tij në Facebook ku një sërë turistësh janë futur për tu larë në Syrin e Kaltër edhe pse është e ndaluar.

Aktivisti u ka tërhequr vëmendjen për tabelën që ndalon hedhjet dhe notin në vend të mbrojtur, madje u ka kërkuar që të dalin nga uji.

Ai ka arritur që tu tërheqë vëmendjen dhe t’i nxjerrë nga uji turistët momentalisht, ehde pse kjo ëhstë një situatë që vazhdon prej vitesh tashmë.

“Situatë alarmante në syrin e kaltër të Delvines! Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura, Vlorë Edi Rama dorëhiqu dështake Mirela Kumbaro Furxhi.” – shkruan ai.

Edhe pse ministria ka vendosur një tabelë ku ndalohet hedhja dhe futja në ujë, duket se institucionet nuk janë shqetësuar aq shumë sa për të vënë një person aty të kujdeset për këtë gjë.