Tragjedia në Himarë/ "Vrasje me dashje apo nga pakujdesia" ja sa vite burg rrezikon Arjan Tase

Policia dhe prokuroria janë të ndarë në lidhje me akuzën që do të rëndojë mbi Arjan Tasen i cili vrau trë martën me skaf 7 vjeçaren Jonada Avdia në Plazhin e Potamit në Himarë. Në njoftimet e policisë mbi ish-kolegun e tyre do të rëndojë akuza e vrasjes nga pakujdesia, por prokuroria ditën e premte (5 gusht) në Gjykatë do të ngrejë akuzën e vrasjes me dashje e cila dënohet deri në 20 vjet burg.

Tragjedia e Himarës vijon të jetë në qendër të debatit publik në vendin tonë për të tretën ditë me radhë.

Ndërkohë që Jonada Avdia është përcjellë për në banesën e fundit të mërkurën (3 gusht 2022), nesër rreth orës 10:30 pritet që para togave të zeza të dalë Komisari Arjan Tase.

Shefi i policimit në komunitet të Elbasanit do të njihet me masën e sigurisë, pas vrasjes me skaf të 7-vjeçares Avdia.

Por duket se policia dhe prokuroria janë të ndarë për akuzën e cila do të rëndojë mbi Komisarin tanimë të shkarkuar nga radhët e poicisë Arjan Tase.

Në njoftimin e parë, Policia dhe Agjencia e Mbikqyrjes Policore kishte thënë se Ajan Tase akuzohet për “vrasje nga pakujdesia” dhe siaps nenit 85 të kodit penal ajo dënohet deri në 5 vite burg.

Por, burime nga prokuroria thonë se organi i akuzën do të ngrejë akuzën e varsjes me dashje, pasi Tase kishte patentë të mjetit ujor dhe e dinte shumë mirë rrezikun që paraqet lundrimi i ketyre mjeteve ne breg te detit per qytetaret.


Ku ndryshon vrasja me dashje nga ajo me pakujdesi

Akuza "Vrasje nga pakujdesia" e parashikuar në nenin 85 të Kodi Penal dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Ndërsa Akuza "vrasja me dashje" sipas nenit 76 të Kodit Penal të Shqipërisë, Tase rrezikon nga 10 deri në 20 vjet burg.

Dyshimet 

Gjithashtu ka dyshime se mjeti lundrues, per shkak edhe te fuqisë së tij, mund të përdorej për trafik droge, por deri në këto momente nuk ka një hetim zyrtar në lidhje me këtë çështje, ndërsa autoritetet janë duke parë lëvizjet qe ka kryer apo përse është perdorur skafi.

2 gusht 2022 Arjan Tase vrau 7-vjeçaren Jonada Avdia, nga Tropoja e cila së bashku me familjen e saj jetonin në Britani të Madhe kishin ardhur me pushime në Plazhin e Potamit në Himarë, pushime këto që u kthyen në tragjedi.