Protesta për 7-vjeçaren, qytetarja e prekur e me lot në sy: Çdo njeri dëshiron pushimet, po jo vdekjen

Qytetarët janë mbledhur sot para kryeministrisë në shenjë proteste duke ndezur qirinj për Jonadën e vogël që u vra nga polici Arjan Tase me skaf në Potam.

Një qytetare për mikrofonin e Ora News e prekur dhe me lot në sy tha se çdokush i dëshiron pushimet, por jo vdekjen.

“Çdo njeri i dëshiron pushimet, po jo për vdekje.”

 

"Jam e zhgënjyer për vendi ku po rris fëmijët e mi",  tha një tjetër qytetare.

"Kemi frikë të zbresim nga pallati, të kalojmë rrugën, të shkojmë në plazh kemi frikë. Kjo protestë është për të ndërgjegjësuar institucionet dhe njerëzit. Të jemi të kujdesshëm me veprimet" deklaroi një tjetër qytetar.

Ndërkohë, qytetarët vazhdojnë të ndezin qirinj te shkallët e kryeministrisë, ndërsa një pjesë tjetër ka shkuar te Presidenca të cilit i kërkojnë llogari pse nuk ka reaguar.