Lule dhe qirinj edhe në Elbasan për Jonadën e vogël

Edhe qytetarët e Elbasanit janë mbledhur në qendër të qytetit të Elbasanit për të zhvilluar homazhe në kujtim të 7-vjeçares, Jonada Avdia.

Me lule dhe qirinj, të cilët i kanë ndezur ata kanë përcjellë edhe mesazhet e rastit.

Paralelisht në Tiranë dhjetëra qytetarë po protestojnë te Ministria e Brendshme për ngjarjen e rëndë, duke bërë thirrje për dorëheqjen e Ministrave të Turizmit dhe atij të Ministrisë së Brendshme.