Boçi: Rama, Ahmetaj, Veliaj krijuan grup të strukturuar kriminal për të vjedhur 430 milionë Euro

Nënkryetari dhe deputetit i të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi në një deklaratë për mediat  nga Incineratori i Elbasanit tha se Rama, Ahmetaj, Agaçi, Veliaj, krijuan grup të strukturuar kriminal me qëllimin për të përlarë 430 milion euro së bashku me sekserët Zoto-Gugallja-Mertiri. 

Boçi ka ngritur 5 pyetje lidhur me inceneratorët përgjigjet e të cilave sipas tij paraqesin fakte.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Luçiano Boçi: 1. Pse Edi Rama miratoi kontratën me treshen seksere Gugallja-Mertiri-Zoto, ndonëse APP i shkruajti troç se kjo ishte procedurë e kundraligjshme?

2. Çfarë karakteristikash ka incineratori? Shihni çfarë shkruhet ne Fletoren Zyrtare të Shtetit: Karakteristikat do i keni ne aneks. POR shihni aneksin e Fletores Zyrtare: A ka ndonje fjalë të kuptueshme? Edhe kur blen një makinë të thjeshtë të thuhet sa kuaj fuqi ka dhe sa gazra emëton, ndërsa për këtë impiant asnjë fjalë. PSE?  

3. Për t’iu referuar paraleles së hequr nga kryebashkiaku "Të bësh remontin e djegësit është si të çosh makinë në servis”, kush e çon makinën në servis shumëmujor qysh vitin e parë që e merr? Si u bë për remont pa filluar ende nga puna?

4. Me paratë e kujt po bëhet remonti? Pse nuk parashikohet remonti ne kontratë dhe pse është marrë një pajisje që ka nevojë direkt për remont?

5. Ky do duhej të ishte incenerator rajonal. A pyeti ndokush bashkitë e tjera të qarkut? Kush do paguajë paratë tani që çmimi i naftës u dyfishua? 

Boçi shprehet se  Rama, Ahmetaj, Veliaj nuk pyetën as për ligj, as për procedura dhe 8 vite më pas asnjë incenerator nuk funksionon.