Dy orë protesta për Jonadën, Ultimatum Ramës 72 orë për të hequr Çuçin, Kumbaron e Nanon

Është mbyllur pas rreth 2 orësh protesta për vrasjen e 7-vjeçaren Jonada, që u vra në Potam nga polici Arjan Tase me skaf. 

Protesta nisi në orën 19:00 (4 gusht 2022) para Ministrisë së Brendshme u zhvendos më pas para kryeministrisë dhe më pas para presidencës.  

Qytetarët duket se i kanë dhënë kohë deri të hënën ora 19:00 kryeministrit Rama për shkarkimin e ministrave Bledi Çuçi, Mirela Mumbaro dhe kreypolicit Gledis Nano. 

Protestuesit kanë thënë se ky është një ultimatum ndaj Ramës dhe se zjarri i protestës do të vazhdojë, jo vetëm me qirinj.

Thirrja ka ardhur nga protestuesit duke i mbajtur si përgjegjës policët dhe institucionit e policisë për këtë ngjarje të rëndë, duke qenë se Arjan Tase ishte efektiv.

"72 orë orë për drejtësinë, 72 orë kohë për shkarkimin e dy ministrave dhe drejtorit të policisë, 72 orë kohë për drejtësi për vajzën e vogël, 72 orë kohë për sigurinë në Shqipëri, për sigurinë këtu në Shqipëri, për një të ardhme këtu."

Arjan Tase ishte një ish-komisar policie në Himarë dhe shef policimi komuniteti në Elbasan.

Ndërkohë, ai më herët ka qenë akuzuar edhe si favorizues i kultivimit të drogës në qarkun e Vlorës dhe për të është kërkuar pezullim nga detyra.

Por as Ardi Veliu dhe as Gledis Nano nuk kanë marrë një masë të tillë ndaj policit, por ai është emëruar në Elbasan nga Himara.

Ai në 2 gusht, teksa nxori skafin në breg të plazhit të Potamit për të marrë familjen e tij, bëri manovra në ujë, duke i marrë jetën Jonadës 7-vjeçare.

Protesta nuk pati asnjë incident veç një moment tek ministria e Brendshme.

Dy orë protesta për Jonadën, Ultimatum Ramës 72 orë

Dy orë protesta për Jonadën, Ultimatum Ramës 72 orë

Dy orë protesta për Jonadën, Ultimatum Ramës 72 orë

Dy orë protesta për Jonadën, Ultimatum Ramës 72 orë

Dy orë protesta për Jonadën, Ultimatum Ramës 72 orë