"Jonada zemër, pse nuk kthehesh me ne në Angli?" Mes shumë protestuesve edhe fëmijë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Gusht 2022, 19:13

Në protestën e sotme para Ministrisë së Brendshme për vdekjen e vogëlushes 7-vjeçare në Himarë ka një pjesëmarrje të lartë edhe të fëmijëve, të cilët kanë ardhur me prindërit e tyre për sensibilizimin e autoriteteve për ngjarjen e rëndë.
Ata mbajnë pankarta në duar me mesazhe të ndryshme si "Nuk do të kthehemi as ne, pa drejtësi për ty!", "Jonada zemër, pse nuk kthehesh me ne në Angli?"
Ngjarja e rëndë u regjistrua të martën e 2 gushtit 2022 në plazhin e Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia humbi jetën pasi u përplas nga skafi i drejtuar nga Arjan Tase.
