Protesta për 7-vjeçaren te Ministria e Brendshme, policia nis grumbullimin, vendoset në pozicione
Një orë para protestës së thirrur nga shoqëria civile për ngjarja e rëndë të ndodhur të martën e 2 gushtit 2022 në plazhin e Potamit në Himarë, ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia pasi përplas nga skafi i drejtuar nga Arjan Tase, para Ministrisë së Brendshme ka nisur grumbullimi i efektivëve të policisë.
Një pjesë tjetër janë vendosur dhe te Kuvendi.

Protesta u iniciua nga shoqeria civile. Ndërkohë kësaj proteste pritet ti bashkohet edhe opozita.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi përmes një postimi në Facebook shkruajti se Partia e Lirisë mbështet fuqimisht çdo formë proteste qytetare dhe bashkohet me indinjatën e madhe të gjithë opinionit publik të tronditur nga tragjedia që preku sot familjen Avdia, që humbi vogëlushen 7-vjeçare.
Edhe Partia Demokatike ka shprehur mbështetjen për protestën.
Deputetja e PD Albana Vokshi përmes një deklarate për mediat ju bëri thirrje të gjithëve të marrin pjesë në protestën që do të zhvillohet ditën e sotme.


