Ndihet keq ndërsa drejtonte makinën, policia e Tiranës e gjen 60-vjeçaren të vdekur në makinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Gusht 2022, 16:10
Një 60-vjeçare humbi jetën sot në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur në Laknas, ku viktima e identifikuar si shtetasja S. Gj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, për shkak të problemeve shëndetësore.
Pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë, në vendngjarje, kjo shtetase është gjetur pa shenja jete.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
