Maliqi: Ngjarja në Himarë krim shtetëror, krimi i lidhur me politikën, kjo qeveri nuk ka moral
I ftuar në Ora News, ish-deputeti Lefter Maliqi komentoi ngjarjen e rëndë që ndodhi në Potam ku një polic vrau me skaf një 7-vjeçare.
Sipas tij, një ngjarje e tillë erdhi si pasojë e mos funksionimit të shtetit dhe hallkave të tij, duke shtuar se paratë e pista dhe krimi janë të lidhur me krimin.
Ai tha se në çdo vend do të shihni roje bregdetare dhe theksoi se ky është një krim i shëmtuar shtetëror që duhet të marrë ndëshkim
Maliqi: Kjo ngjarja e rëndë ishte kulmi i kësaj tragjedie që ka ndodhur në turizëm, për shkak të mos funksionimit të shtetit dhe hallkave të tij. Për mua kjo tregon fytyrën e shtetit, pavarësisht se mund të ishte edhe një civil. Paratë e pista dhe megalomania kanë arritur që të fusin në krim segmente të larta të shtetit, në këtë rast edhe ish-komisar policie. Drejtuesit e politikë të komisariateve janë emëruar nga krimi i lidhur me politikën. Policia e shtetit ka bazë militantët që dhunon njerëzit dhe mediet. Policia është në mbrojtje të krimit sot.
Iku një engjëll në moshën 7-vjeçare cila kishte shkuar për të bëjë pushime me familjen e vet. Në çdo vend do të shihni roje bregdetare. Ky është një krim i shëmtuar shtetëror që duhet të marrë ndëshkim dhe shpresoj që protesta e sotme të jetë solidariteti për largimi ne ministrit të Brendshëm, kreu të policisë dhe ministres së Turizmit. Policia e Shtetit jo vetëm ka vrarë njerëz, po edhe vrasin njëri-tjetrin dhe helmojnë njerëz me gaz. Përpos se u vra një fëmijë, ai i kundërvihej babait të fëmijës. Prandaj duhet të veprojë drejtësia. Po kjo qeveri nuk ka moral.
Maliqi shtoi se ai do të jetë sot në orën 19:00, para misnitrisë së Brendshme, në protestën e thirrur për vrasjen e 7-vjeçares në Potam nga polici Arjan Tase.

