Rebelim në burgun e Peqinit, 3 të paraburgosur godasin policët
Tre të paraburgosur kanë refuzuar të hyjnë në dhomat e qelive pasi kishte përfundur orari i ajrimit, raportojnë burime nga Ora News.
Ngjarja është shënuar pasditen e 4 gushtit 2022.
Bëhet fjalë për shtetasit Kastriot Likja, Arlind Daja dhe K. Ibraliu të cilët nuk i janë bindur forcave të policisë.
Burime nga burgu i Peqinit bëjnë me dije se të burgosurit nuk kanë pranuar të futen në qeli pas përfundimit të orarit të ajrosjes duke kundërshtuar efektivët dhe goditur policët.
Mësohet se Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka dërguar grup pune në burgun e Peqinit pas ngjarjes ndërkohë që mbi 3 të paraburgosurit janë ngritur 4 akuza mes tyre rebelim, goditje për shkak të detyrës”, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik”
"Më 4 gusht 2022 u arrestuan në flagrancë 3 shtetas të paraburgosur në IEVP Peqin:
Kastriot Likja, për “Rebelimi i të dënuarve”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” te parashikuar nga nenet 270,237,89 dhe 235 të Kodit Penal.
Arlind Daja për “Rebelimi i të dënuarve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” te parashikuar nga nenet 270, dhe 235 të Kodit Penal.
K.Ibraliu për “Rebelimi i të dënuarve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” te parashikuar nga nenet 270, dhe 235 të Kodit Penal." - njofton policia. '
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

