Tragjedia në Himarë/ Berisha e Meta tek familja Avdia: Kërkojnë largimin e Çuçit

Revolta e shoqërisë pas ngjarjes tragjike ku 7 vjeçarja humbi jetën prej helikës së skafit, ka sjellë angazhimin jo vetëm të policisë në kontrollet në det por edhe të politikës. Drejtori i bluve Gledis Nano ka hequr kostumin e oficerit ndërsa ka shprehur ngushëllimet për familjen e Jonada Avdiajt

Gledis Nano:"Dy fjalë se nuk dua që të keqinterpretohet vizita ime sot këtu. Kam marrë pjesë në këtë ngushllim për ti shprehur me hidhërim nga shpirti ngushëllimet e mia për humbjen tragjike të fëmijës. Kam ardhur këtu si prind si qytetar. Dhe falenderoj familjen që mirëpriti ngushëllimet e mia dhe përveç përgjegjësive i falenderoj që ngjyrime të caktuara I kanë lënë mënjanë dhe janë duke vuajtur atë që ndodhi"

Pak minuta pas tij, ishte Sali Berisha që shprehu solidaritet por dhe duke bërë përgjegjës qeverinë. Madje duke kërkuar shkarkimin e përgjegjëse ai akuzoi se Rama po mban anën e atyrë që i quajti vampirë

Sali Berisha: "Edi Rama flet në mënyrën më të përçartë. Nuk ka njeri që nuk tronditej gjer në palc para këtij krimi horror. Por nëse hyjmë në fushën e vampirëve, vampir është ai xhelati që e mori vajzën në vendin më të sigurtë. Kryeministri në vend që të shkarkojë me urgjencë ministrin e familjes, Çuçi u vërsulet politikanëve dhe gazetarëve. Tregon se mban anën e vampirëve të vërtetë" 

Edhe kryetari i Partisë së Lirisë përgjegjës bëri arrogancën e shtetit dhe të drejtuesve më të lartë të rendit

Ilir Meta: "Minimumi të gjitha ministrat përgjegjës për zbatimin e vendimit të qeverisë duhet të kishin dhënë dorëheqjen ose duhet të ishin shkarkuar nga kryeministri bashkë me kryetarin  e bashkisë ku ndodhi tragjedia'

E mitura humbi jetën mesditën e 2 gushtit 2022 kur skafi i drejtuar nga Arjan Tase e goditi me helike ne breg të detit ku 7 vjeccarja ishte me babanë e saj.