Kontrabandë mallrash nga Kosova në Shqipëri, 4 në pranga
Krimi Ekonomik në policinë e Tiranës ka goditur një rast kontrabande nga Kosova në Shqipëri, Në pranga ranë katër persona, përkatësisht:
- Y. F., 18 vjeç, banues në Kosovë, faturino dhe pronari i një linje transporti;
- Sh. S., 31 vjeç, banues në Kosovë, shofer i një linje transporti;
- B. K., 53 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti tregtar;
- E. S., 32 vjeç, banues në Elbasan, administrator i një subjekti tregtar.
Shërbimet e Policisë, në afërsi të pallatit të sportit "Asllan Rusi", kanë lokalizuar dhe ndaluar autobusin me drejtues shtetasin Sh. S. dhe faturino shtetasin Y. F, të dy nga Kosova.
Gjatë kontrollit në autobus u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra të dyshuara të futura kontrabandë në Shqipëri, pa pullë fiskale, të cilat do t’i merrnin shtetasit B. K. dhe E. S nga Tirana dhe Elbasani.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

