Ndahet nga jeta aktori i Estradës së Tiranës Met Bega

Ndahet nga jeta në moshën 67-vjeçare aktori i humorit shqiptar Met Bega. Aktori i mirënjohur ndërroi jetë ditën e sotme pas një beteje me sëmundjen e Parkinsonit.

Lajmin e hidhur të vdekjes së aktorit Bega e dha e bija Matilda Bega.

Met Bega e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij në Estradën e Tiranës.

Met Bega ka lindur në Tiranë dhe do të mbahet mend për rolet e tij në “Dy herë mat” ku debutoi në vitin 1986, “Telat e Violinës” si dhe roleve të panumërta në Estradën e Tiranës.

met bega ok

EMISIONET