Misteri i zhdukjes së Davide Pecorelli, hetuesit italian “përjashtojnë” pistën e vrasjes së biznesmenit

Misteri i zhdukjes së Davide Pecorelli, hetuesit italian

Grupi i hetuesve të mbërritur nga Italia në vendin tonë kanë përjashtuar pistën e vrasjes pasi nga rinispektimi i telefonit dhe kamera të sigurisë nuk është vërtetuar që Davide Pecorreli të ketë patur kontakte të dyshimta. Ata janë përqendruar tek pista e vetëvrasjes, ndërsa të hënën pritet të saktësohet nëpërmjet analizës së ADN-së nëse mbetjet kockore i përkasin apo jo biznesmenit.

Hetuesit italian të cilët kanë mbërritur në Shqipëri prej disa ditësh për të zbardhur zhdukjen e biznesmenit Davide Pecorelli janë përqendruar tek hipoteza e vetëvrasjes.

Pas marrjes në dispozicion të të dhënave dhe nga grupi hetimor shqiptar, ata kanë përjashtuar hipotezën e vrasjes, e cila më herët ishte në fokus të hetimeve.

Një tjetër pistë ku janë fokusuar hetuesit e mbërritur nga Italia është dhe ajo e ngjarjes aksidentale.

Kjo pistë më herët ishte përjashtuar, por pas takimit me hetuesit shqiptarë, të cilët i kërkuan të sillnin një ekspert nga Italia për të saktësuar shkakun e zjarrit.

Hetuesit italianë kanë rënë dakord me palën shqiptare për të sjellë një ekspert piroteknik të pavarur për të hartuar një relacion lidhur shkakun e djegies së makinës.

Ndërkohë gjatë orëve të fundit hetuesit shqiptarë pas ri-inspektimit të telefonit celular në koordinim dhe me homologët kanë arritur në përfundimin se sipërmarrësi italian nuk ka patur kontakte me persona të dyshuar apo të jetë përfshirë në ndonjë konflikt të mundshëm.

Ditën e hënë pritet të dërgohet një raport nga policia nga policia shqiptare në Perugia me një rezultat fillestar mbi mostrën e ADN-së të rikuperuar brenda Skoda, çka mund të përcaktonte nëse kemi të bëjmë me biznesmenin Pecorreli.

Mediat italiane raportojnë se në dyqanin “Parrucchieri Milano”, që ndodhet krah hyrjes kryesore të një qendre tregtare, shkuan punonjës të gjykatës së Arezzo-s, të cilët i ftuan të gjithë të pranishmit të dilnin jashtë, para se të sekuestronin biznesin në fjalë për shkak të falimentit.

E gjithë skena ndodhi ndërkohë që në dyqan kishte punonjës e klientë.

Sipas tyre nuk dihet motivacioni që çoi në marrjen e këtij vendimi, apo nëse kjo ka lidhje me zhdukjen e Pecorelli-t.

Sipërmarrësi italian ishte drejtues i dyqanit, pasi prej disa muajsh ky biznes ishte në emër të partneres shqiptare të tij.

Bizneset e tjera të 45-vjeçarit që ndodhen mes San Giustino, Città di Castello dhe Corciano vijojnë aktivitetin.

Vendi Lajme vrasje Kronike davide pecorelli zhdukje hetuesit italiane

EMISIONET