Meta: Presidentin e kanë në patronazh 500 fuksa. Ftesa e Ramës për Bashën e sinqertë si ajo e 17 majit

Meta: Presidentin e kanë në patronazh 500 fuksa. Ftesa e Ramës

Presidenti Ilir Meta e cilësoi me ironi të sinqertë “si atë të 17 majit 2017 ofertën e Ramës për të bashkëpunuar me kryetarin e PD-së Lulzim Basha.

Në një konferencë për median ku Meta shprehu shqetësimin për rrezikun e vjedhjes së votave, u pyet dhe si e komentonte kërkesën e Ramës për bashkëqeverisjes PD- PS

Ilir Meta: Ftesa e Ramës shumë i sinqertë si ka qenë ajo e 17 majit. Ka moral e legjitimitet cdo koalicion përpara se qytetarët të votojnë. Do të bëjë PS- PD le ta bëjnë tani në mënyrë që të marrin një votëbesim plebishitar. Do ta bëjë LSI me PS ta shpallin që tani, duan ta bëjnë që të treja,  duan ta bëjnë që të 12-ta ta shpallin që tani. Të jeni të sigurtë që do i mundë Boikeni edhe i vetëm.

Meta e shprehu hapur angazhimin e tij në Vlorë duke paralajmëruar se do të jetë atje për të mbrojtur çdo votë.

"Doni ju provë më të madhe se sa biseda telefonike para pak ditësh që u bë publike ku Damiani u inkurajua për të bërë dhe një tërmet tjetër në Vlorë.

Meta i shqetësuar denoncon skenar për vjedhjen e votave: Shtetas me rekorde kriminale kanë vjedhur identitetin e shtetasve shqiptarë

"Atje nuk ka burra Damiani, atje ka burra pushke kur bëhet fjala për sovranitetin dhe integritetin e Shqipërisë edhe çunat problematikë nuk kanë vend në Vlorë. Gjithë gratë dhe vajzat problematike të Vlorës, ju e kuptoni se çfarë mund t'i bëjnë këtyre vagabondëve sepse ata janë mësuar me çimak që i kanë rreth dhe që janë dënuar dhe jashtë për trafikime vajzash. Presidentit i Republikës as nuk i shet dhe as nuk i trafikon kurrë, përkundrazi do t'i mbrojë nderin dhe dinjitetin e vajzave, grave të Vlorës dhe gjithë Shqipërisë. Këtë ta dijë ai dhe t'ia thotë edhe gruas."

"Nesër e njoftoj Damianin për efekt transparence, se ju e dini që unë jam shumë transparent që do të jem në Vlorë. Është i ftuar të vijë, po ja bëj këtë favor meqë ka të dhëna Damiani që unë shkoj fshehur në Vlorë edhe ku di unë se ke takoj andej."

"Për bandën e Astirit janë ata që kërcënuan kryetarin e bashkisë së Vlorës që të jepte dorëheqjen, në mënyrë që vartësi i këtij që ishte dhe banda e Astirit, që i dha 20 milionë euro një recepsionisti, e mbani mend dhe ju të merrte drejtimin edhe formal."

Presidentin e kanë në patronazh 500 fuksa

A e keni zbuluar në patronazhisten e vet që në 2013 e ka nxjerrë votues në PS?
Ilir Meta: Presidentin e kanë në patronazh 500 fuksa dhe jam shumë I lumtur për këtë gjë.

Meta: 25 prill prova e zjarrit, “banda e Astirit” kërcënoi Dritan Lelin të jepte dorëheqjen

https://youtu.be/Yh8QCNvktm4
https://youtu.be/K8OXAHGjqPo

Vendi Edi Rama Lajme ilir meta lulzim basha Politikë Lajmi i fundit Fushata zgjedhore

EMISIONET