Nuk ka “Top të Artë” në këtë vit pandemie, por revista prestigjoze “France Football” ka përpiluar ekipin më të mire të të gjitha kohërave.
Një 11-she ëndrrash që do të frikësonte çdo kundërshtar, ndërsa prej tyre janë ende aktivë Messi dhe Cristiano Ronaldo, raporton Ora News.
Maldini është italiani i vetëm në Top 11, ndërsa Gjermania përfaqësohet me dy futbollistë.
Porta i është besuar të vetmit guardian që ka fituar deri më tani “Topin e Artë”, rusit Lev Yashin, shkruan Ora News.
Top 11 i të gjitha kohërave sipas “France Football:
Yashin, Cafu, Beckenbauer, Maldini, Matthaus, Xavi, Maradona, Pelè, Messi, Cristiano Ronaldo, Ronaldo.

/a.r, OraNews