Me maska dhe të armatosur, RENEA mësyn ambientet e Ora News dhe Rtv Ora


Forca të shumta të policisë, me maska dhe të armatosur mësynë në mesditë në ambientet e televizioneve  Ora dhe Ora News.

Në mënyrë të paprecedentë, a thua se po ndërhynin në një skenë ku kishte ndodhur një skemë krimi e dyfishtë.

Prezenca e madhe e policisë ka sjellë habi jo vetëm te stafi, por dhe te të ftuarit.

Presioni i menjëhershëm ndaj të ty televizioneve ka sjellë dhe reagimin e fortë të mediave brenda dhe jashtë vendit.

Ndërkaq në facebook, Andi Bushati, sjell në vëmendje se ky është rasti i dytë i tentativës për mbylljen e televizionin, kjo pas kërkesës së ISHSH për mbyllje për shkak se kishte me shumë se dy të ftuar në emisionet televizive.

Bledian Koka nga ana e tij e konsideron koinçidencë spakiane faktin që kur Ndroqi padit Veliajn për kërcënime SPAK-u hesht, por kur gjyqi merr trajta serioze, paditësi kthehet i paditur.

Ndërsa i padituri fshihet me Covid në rezidencën e tij multimilionëshe në kodra që kërkojnë diell.

Ndërkaq dhe Associated Press sjell në vëmendje që procesi i nisur prej SPAK nis kur presidenti i Yldon Media Group Ylli Ndroqi ka nisur një proces gjyqësor ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

Por po ashtu dhe politikanë dhe analistë të shumtë kanë reaguar duke e konsideruar një sulm politik, teksa dukshëm me ironi Agim Xhafka shprehet:

"Nga sot në Ora News lajmet do të përgatiten nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, dhe do ti lexojë ministri Lleshaj. Parashikimin e motit do ta japë drejtori i policisë dhe horoskopin forcat RENEA".

Forcat e policisë së bashku me mjetet e tyre policore u tërhoqën nga ambjentet e televizioneve rreth orës 17:30.

Por sigurisht edhe pse nën masa të forta të policisë gazetarët e RTV Ora dhe Ora News do të vazhdojnë të jenë pranë qytetarëve dhe sa më pranë së vërtetës.

FNSH mësyn ambjentet e Ora News dhe Rtv Ora

 

FNSH mësyn ambjentet e Ora News dhe Rtv Ora

 

FNSH mësyn ambjentet e Ora News dhe Rtv Ora

 

FNSH mësyn ambjentet e Ora News dhe Rtv Ora

 

 

 

 

 

Lexoni të gjitha lajmet:Goditje politike ndaj RTV Ora dhe Ora News

 

 

EMISIONET