Makina përplas këmbësorin në Qerret, ndërron jetë 65 vjeçari

Makina përplas këmbësorin në Qerret, ndërron jetë

Rreth orës 06:30 në rrugën dytësore Kavajë- mali i Robit, përballë shkollës Qerret mjeti tip Audi, i drejtuar nga shtetasi Sulejman Xhama,  ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin Luan Xhavt Veliu 65 vjeç banues në Kavajë.

Luan Veliu po lëvizte në të njëjtin drejtim me makinën  dhe në momentin e përplasjes po tentonte të kthehej majtas për në degëzimin e rrugës për fshatin Qerret.

Po vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Vendi Lajme Lajmi i fundit aksident kavaje nderron jete Aktualitet Qerret

EMISIONET