Linjë interkonjeksioni edhe me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi hapur kantierin, zgjerim tregu me Italinë dhe Malin e Zi

Linjë interkonjeksioni  edhe me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi hapur

Pas vënie në punë të linjës së intekonjeksionit me Kosovës, sfidë për qeverinë Rama është ndërtimi i një linje të tillë edhe me Maqedoninë e Veriut.

Shefi i qeverisë njoftoi sot se është hapur kantieri për të vënë në punë linjën me Maqedoninë e Veriut duke shtuar se Shqipëria është në një proces të zgjerimit të tregut të energjisë me Italinë dhe Malin e Zi.

Rama: Më lejoni të sjell në vëmendje se aktualisht jemi në kantier për projektin e linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Maqedoni e Veriut, dhe sapo kemi vënë në punë linjën Shqipëri-Kosovë, një projekt i konsideruar me të drejtë historik nga paraardhësi im, por i kthyer në një histori sa të dhimbshme aq edhe qesharake për vite të tëra të qeverisjes së mëparshme dhe më pas i bllokuar për disa vite nga vetoja e Serbisë, që e hoqi po shengeni rajonal. nga ana tjetër besoj se ky zhvillim kaq i rëndësishme mes dy shteteve tona dhe nga ana tjetër dhe projekti i linjës me Maqedoninë janë pjesë e një tërësie ndryshimesh të mëdha që po ndodhin përfshirë këtu edhe kushtet për themelimin e bursës shqiptare të energjisë që nisi me ndryshimet ligjore të 2018 dhe pastaj me nënshkrimin e marrëveshjes mes operatorit shqiptarë dhe atij të Kosovës të shpërndarjes duke sjellë një etape të re në sektorin e energjisë. Jemi në një proces të zgjerimit të tregut me Italinë dhe Malin e Zi, duke pasur parasysh që rrjetet e energjisë po zhvillohen gjithmonë e më shumë dhe nga ana tjetër jemi në kushtet kur për sa i përket rrjetit tonë të energjisë mund të flasin për arritje të jashtëzakonshme,me uljen e humbjeve dhe padiskutim edhe në aspektin  e mbledhjes së detyrimeve që tani më janë kthyer në një normë që nuk e  diskuton askush.  

Ndërkohë ndërtimi i Skavicës do ti japë mundësinë vendit tonë të eksportojë energji.

Rama: Një tjetër pikë e rëndësishme ishte dhe nënshkrimi i marrëveshjes me SHBA-në për Skavicën duke mos çuar dëm asnjë pikë uji për energjinë elektrike duke e kthyer Shqipërinë në eksportuese të kësaj energjie. Është futur në fazën e parë.

Vendi Edi Rama Ekonomi Lajme linje interkonjeksioni shqiperi-maqedoni e veriut

EMISIONET