Fundi i një epoke/ Bugatti nxjerr Mistral-in e fundit me motorin legjendar W16

Fundi i një epoke/ Bugatti nxjerr Mistral-in e fundit me motorin legjendar

Viti 2026 shënon fundin e një kapitulli historik për Bugatti-n. Prodhuesi francez i makinave luksoze i ka dhënë lamtumirën motorit legjendar W16, i cili për vite ka qenë simboli i fuqisë dhe performancës së markës.

Modeli i fundit që mban këtë motor është Bugatti W16 Mistral, një roadster ekskluziv që tashmë konsiderohet si “I Fundit i Llojit të Tij”.

Mistral-i final është realizuar me një kombinim të veçantë ngjyrash Pearl dhe Sparkle, ndërsa pronari i tij ka zgjedhur detaje unike në brendësi, përfshirë nënshkrimin e Ettore Bugatti në mbështetëset e kokës dhe pragjet e dyerve.

Ashtu si çdo model tjetër Mistral, edhe kjo makinë iu nënshtrua rreth 400 kilometrave testime përpara dorëzimit.

Ky model ka hyrë gjithashtu në histori për shpejtësinë e tij. Në nëntor të vitit 2024, Bugatti W16 Mistral vendosi rekordin si makina më e shpejtë e prodhimit me çati të hapur në botë, duke arritur 453.91 km/h me pilotin Andy Wallace pas timonit.

Edhe pse Bugatti ka mbyllur prodhimin e makinave të reja me motorin W16, marka ende ofron mundësinë e porosisë së një modeli të tillë përmes programit ekskluziv Solitaire.

Pas më shumë se dy dekadash dominimi, motori W16 largohet nga skena, duke lënë pas një trashëgimi që ka përcaktuar epokën moderne të supermakinave.

 

EMISIONET