Yamal dhe Cubarsi drejt historisë/ Dy talentet e Barcelonës gati të thyejnë rekorde në finalen e Botërorit

Yamal dhe Cubarsi drejt historisë/ Dy talentet e Barcelonës gati

Lamine Yamal dhe Pau Cubarsi janë pranë një arritjeje historike në Kupën e Botës, përpara finales së madhe mes Spanjës dhe Argjentinës që do të zhvillohet të dielën në New York.

Nëse dy talentet e Barcelonës aktivizohen në finalen e Botërorit, ata do të bëhen ndër lojtarët më të rinj që kanë luajtur ndonjëherë një finale të këtij kompeticioni.

Yamal, në moshën 19 vjeç e gjashtë ditë, pritet të kalojë rekordin e Kylian Mbappes dhe të renditet vetëm pas legjendave të futbollit, Pelé dhe Giuseppe Bergomi, si lojtari më i ri në një finale të Kupës së Botës.

Sulmuesi i Barcelonës ka qenë një nga figurat kryesore të Spanjës në këtë turne, duke qenë titullar në shumicën e ndeshjeve dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së Luis de la Fuentes.

Edhe mbrojtësi Pau Cubarsi është pranë një rekordi të madh. 19-vjeçari ka luajtur çdo minutë të Botërorit dhe ka qenë një nga shtyllat e mbrojtjes spanjolle, e cila deri tani ka pësuar vetëm një gol.

Në rast të triumfit ndaj Argjentinës, Yamal dhe Cubarsi do të bëheshin dy nga lojtarët më të rinj në histori që kanë ngritur trofeun e Kupës së Botës.

EMISIONET