VIDEO/ PREKËSE! Arditi tregon se si u përballë me vd*kjen e prindërve: Spitali u bë si shtëpia ime e dytë...

Me plot emocion dhe lot, Ardit Stafaj, rrëfeu linjën e tij të jetës në Big Brother VIP Kosova 4.
Nga vdekja e babait që ndodhi natën e Vitit të Ri në vitin 2007 e deri te lufta e nënës me sëmundjen derisa ajo ndërroi jetë në vitin 2020.
Për t’u kujdesur për nënën, atij i është dashur të ndërpresë edhe karrierën.
Këngëtari i njohur shqiptar tha se si shtëpi e dytë i ishin bërë spitalet.
“Momentet që vetëm shpirti im e di edhe Zoti. Unë si fëmijë i tyre e kam bërë të pamundurën të mundur, vetëm që ajo me ditë që e ka një fëmijë hallall se ashtu më thoshte”, tha ai.
I njëjti ka shprehur dëshirën edhe të krijoj familje pasi i ka premtuar edhe të ëmës.
Më pas u surprizua nga miqtë e tij të dashur dhe vëllai Astrit Stafaj.

