VIDEO/ “Njëri nga ne do të ikë”, në televotim bashkë me Eglën, Ilnisa i trembet eliminimit dhe "shpërthen" në lot
Pasi u s’kualifikuan nga ‘Big Brother VIP’, Ilnisa, Meritoni dhe Egla do të votohen nga publiku, ku njëri prej tyre duhet të ndërpresë garën.
Pikërisht, kjo gjë ka futur frikën mes çiftit, se i eliminuari do të jetë njëri mes tyre. Ishte Meritoni që i bëri një pyetje partneres së tij, nëse ai largohet, ajo duhet ta fitojë këtë edicion të ‘BBVIP’.
Ndërsa kjo pyetje e preku Ilnisën, që më pas shpërtheu në lot.
Biseda:
Meritoni: Çfarë experience kjo! Po ika, a do ta fitosh?
Ilnisa: Po pse duhet të ikësh ti? Duhet të iki unë? Ndërrojmë temë
Meritoni: Po ika, a do ta fitosh?
Ilnisa: Po ika unë, do ta fitosh ti?
Meritoni: Qëndrojmë tek e imja
Ilnisa: Po ike ti, do qëndroj thua unë këtu? Si thua ti?
Meritoni: Normal që po. Duhet ta fitosh! Pse, duhet të lësh këta që të fitojnë? Kush duhet ta fitojë, kjo (Egla)? Është i joni çmimi
Ilnisa: Ndërrojmë temë, atë se dimë ne se kush ikën? Se s’dua të qaj tani
View this post on Instagram