VIDEO/ Habit qytetarja: Vjehrrat janë magjistare, na ngeli poshtë krevatit

“Nëna apo nusja: cilën do ulnit në vend të parë të makinës?” – Ishte kjo tema në emisionin “D-Night” në “Ora Neës”, që ngjalli jo pak diskutime në studio dhe jashtë saj mbrëmjen e së hënës.

Një vajzë e cila ndaloi të jepte mendim, tregoi dhe histori personale nga jeta e saj.

Ku shprehu hapur dhe pa doreza pakënaqësitë e saj kundrejt vjehrrave.

Pjesë nga intervista:

Kledisi: Kush e meriton vendin e parë nëna apo nusja?

Vajza: Pyetje është kjo? Normal që nusja, pyetje është kjo.

Kledisi: Pse?

Vajza: Vjehrrat janë bërë më keq se nuset. Janë bërë me magji magjistreca.

Kledisi: Ke ndonjë eksperiencë personale apo ke dëgjuar nga shoqet?

Vajza: Shumë eksperienca kam me thënë të drejtën. Vjehrra të ndryshme nga shoqet e mia, kanë bërë shumë gjëra gabim. Ja kanë marrë fare djemtë, i kanë mbajtur për vete.

Kledisi: I bëjmë thirrje vjehrrave mos i merrni djemtë, lëshojini.

Vajza: Shumë e vërtetë.

Kledisi: Si përfundim ti ke vjehrrë apo s’ke?

Vajza: Si s’kam vjehrrë, më e keqe është ajo nga të gjitha.

Kledisi: Ç’do i thuash vjehrrës tani?

Vajza: Aman na lër rehat se vdiqëm. Na ngele poshtë krevatit.

PËR MË SHUMË NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “D-NIGHT”

EMISIONET