TRAJTIMET ESTETIKE NË VERË/ Zhegu: Shmangni procedurat e forta në sezonin e nxehtë

Stina e verës sjell një rritje të interesit për procedurat estetike, teksa shumë persona kërkojnë të përmirësojnë pamjen e tyre përpara pushimeve.

Sipas dermo-estetistes Denisa Zhegu, kjo është një periudhë në të cilën duhet treguar kujdes i veçantë në përzgjedhjen e trajtimeve.

Sipas saj, lëkura gjatë verës ka nevojë për më shumë “frymëmarrje” dhe nuk duhet të mbingarkohet me procedura agresive.

Zhegu shprehet se, përveç trajtimeve bazë, kërkesat në qendrat estetike mbeten të larmishme.

Mjekja estetiste këshillon që çdo procedurë estetike të kryhet në mënyrë të kujdesshme dhe të personalizuar, duke marrë parasysh gjendjen e lëkurës dhe stinën, në mënyrë që të shmangen efektet e padëshiruara dhe të ruhet shëndeti i saj.

EMISIONET