"Ti nuk je hudhër zemër, ti je pjeshkë!" Rama ndez Pallatin e Sportit në Durrës me gratë dhe vajzat socialiste
Kënga e fushatës së PS vijon të sjellë situata interesante nga takimet e Ramës. Shfaqja e radhës e kryeministrit Edi Rama ishte me gratë dhe vajzat socialiste në Pallatin e Sportit në Durrës.
Në mbyllje të takimit ai i ftoi ato të kërcejnë ndërsa komentoi edhe dy burra të pranishëm në takim.
“E kam shumë merak që të ikë duke marrë një kënaqësi se akoma nuk e kam kapur vetem taman. Duhet të ma bëni pak qejfin në këtë pikë që ta ndezim njëherë këtë Pallatin e Sportit se është shumë bukur kështu. Edhe dy hudhra atje. Një hudhër me gjyslyke dhe një hudhër pa asnjë fije floku atje”.
Një prej zonjave qeshi duke nënkuptuar se ju drejtua asaj si hudhër, por Rama ju drejtua si pjeshkë.
“Ti nuk je hudhër zemër, ti je pjeshkë. Ta ndezim njëherë me “Të hëngsha zemrën” që ta shohin të gjithë se ne do ia hamë zemrën të gjithëve”.