Sherr për divorcin, këngëtarja 21-vjeçare vritet nga i shoqi biznesmen në dhomën private të restorantit

Sherr për divorcin, këngëtarja 21-vjeçare vritet nga i

Këngëtarja e re Yrma Lydya, 21 vjeç, u qëllua për vdekje nga bashkëshorti i saj 79-vjeçar Jesus Hernanez Alcocer në Mexico City.

Ende nuk dihet motivi i krimit  apo nëse gruaja kishte nisur procedurat e divorcit.

Vrasja ndodhi të enjten në një dhomë private të një restoranti në Mexico City.

Alcocer, një avokat dhe biznesmen, dyshohet se ka qëlluar këngëtaren pas një sherri.

Talenti i ri i muzikës meksikane, Lydia së fundmi kishte marrë pjesë në disa prezantime të Grandiosas 12, koncerte mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës që mbledhin këngëtarë të njohur nga Amerika Qendrore dhe Jugore.

Sipas shtypit vendas, 79-vjeçari dyshohet se ka tentuar të arratiset së bashku me truprojën e tij.

I bllokuar nga policia, burri dyshohet se ka tentuar të korruptojë agjentët për t'u arratisur.

Këngëtarja e re mësohet se  kishte bërë një ankesë dhjetorin e kaluar duke pretenduar se burri i saj Jesus e kishte rrahur atë dhe e kishte kërcënuar me armë.

Tani Hernandez Alcocer dhe truproja e tij po mbahen në paraburgim në Mexico City ndërsa policia vazhdon të hetojë.

Avokati u deklarua i pafajshëm dhe kërkoi që gjyqtari ti caktojë arrest shtëpie për moshën e tij, gjë që u refuzua nga gjykata.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Yrma Lydya (@yrma_lydya)

EMISIONET