FOTO/ Anne Hathaway rikthen në qendër trendin më guximtar të verës: Pantallonat transparente pushtojnë modën!

FOTO/ Anne Hathaway rikthen në qendër trendin më guximtar

Nëse deri tani të është dukur se kjo verë i përket pantallonave, nuk je gabim. Shumë nga tendencat më të forta të sezonit kanë në qendër pikërisht këtë veshje, por ndryshe nga stinët e tjera, modelet verore janë më të lehta, më të freskëta dhe shumë më lozonjare.

Këtë e konfirmoi edhe Anne Hathaway, e cila u shfaq së fundmi në rrugët e Nju Jorkut, teksa po përgatitet për promovimin e filmit të saj të ri. Aktorja, e cila pak kohë më parë bëri të ditur se është në pritje të fëmijës së tretë, zgjodhi një nga tendencat më të guximshme të këtij sezoni: pantallona të gjera me pëlhurë transparente.

Ajo i kombinoi me një trupore të zezë, këpucë me takë të ulët bardhezi dhe një çantë të zezë, duke krijuar një pamje elegante, por njëkohësisht provokuese.

FOTO/ Anne Hathaway rikthen në qendër trendin më guximtar

Sigurisht, veshjet transparente nuk janë ndër më të lehtat për t'u kombinuar, por ka disa mënyra për t'i bërë ato të funksionojnë pa ekspozuar më shumë sesa duhet. Ashtu si Anne, mund t'i veshësh me një trupore, t'i kombinosh me pantallona shumë të shkurtra poshtë, me një bluzë të gjatë ose të zgjedhësh modele që kanë astar të integruar.

Nëse po kërkoje një trend që do t'i japë pak më shumë karakter garderobës së verës, këto pantallona mund të jenë pikërisht zgjedhja që nuk e kishe menduar deri tani.

EMISIONET