Mandati i Hajdarit/ Maliqi ndan foton: Përballja për drejtësi vazhdon!

Mandati i Hajdarit/ Maliqi ndan foton: Përballja për drejtësi

Ish-deputeti, Lefter Maliqi, ka reaguar sërish ndaj kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, duke deklaruar se vijon përballja për heqjen e mandatit të këtij të fundit.

Në një postim në rrjete sociale, Maliqi shkruan se Hajdari e ka vjedhur fitoren, ndërsa shton se beteja për vendosjen e drejtësisë vazhdon.

“I duruari, i fituari! Ditë më të mira do vijnë! Qesh mirë, kush qesh i fundit! Përballja vazhdon! Fitorja vjen ngadalë me shumë punë, me meritë, me sakrifica, përballje! Çdo fitore dhuratë të del nga hundët, me vonesë, por do të ndodh, mjafton të jesh me të drejtën, të luftosh për të drejtën dhe të mos dorëzohesh kurrë”,- shkruan Maliqi në facebook.

EMISIONET