“Albanian Files" në SPAK, Kokaj: Kërkojmë hetim të aferave korruptive!

Aktivistja Luçiana Kokaj, e ftuar në emisionin “Ora e Betit”, ka folur për protestat e fundit dhe qëndrimet ndaj SPAK-ut, qeverisë dhe procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

Kokaj u shpreh se protestat e zhvilluara nuk kishin si synim sulmin ndaj SPAK-ut, por përkundrazi, sipas saj, ishin një mesazh simbolik për të kërkuar mbështetjen dhe veprimin e tij në hetimin e aferave korruptive.

Ajo kritikoi ashpër kryeministrin, duke thënë se ai “është mësuar të bëjë ironi me fatin e shqiptarëve” dhe se, sipas saj, prej 13 vitesh ka qeverisur në mënyrë që ka dëmtuar qytetarët.

Kokaj theksoi se protestuesit kërkojnë drejtësi dhe hetim të plotë ndaj të gjitha çështjeve që, sipas saj, kanë cenuar jetën publike dhe sistemin e drejtësisë.

Duke folur për dimensionin ndërkombëtar, ajo deklaroi se eurodeputetë kanë shprehur interes dhe mbështetje për zërin e qytetarëve, duke zhvilluar takime me grupe të ndryshme interesi, përfshirë studentë dhe aktivistë mjedisorë. Sipas saj, ata kanë pyetur se si mund të ndihmojnë në Parlamentin Europian.

Kokaj shtoi gjithashtu se protestuesit janë “më përpara” në kauzën e tyre dhe se kanë më shumë energji dhe mbështetje morale, duke theksuar se besojnë në fitore për shkak të, siç tha ajo, “të drejtës”.

Në deklaratën e saj, ajo akuzoi kryeministrin edhe për përpjekje për të diskredituar protestuesit përmes publikimeve dhe interpretimeve të ndryshme mbi individë të përfshirë në lëvizje, duke sjellë si shembull rastin e një aktivisteje dhe pretendimet për pronën e saj familjare.

Deklaratat e Kokajt vijnë në një klimë tensionesh politike dhe debatesh të forta mbi rolin e SPAK-ut dhe zhvillimet e fundit të protestave në vend, ndërsa palët vijojnë të mbajnë qëndrime të kundërta për situatën politike dhe institucionale.

Luçiana Kokaj: Po kryeministri është mësuar që të bëjë ironi me fatin e shqiptarëve. Ka 13 vjet që lot me fatin e shqiptarëve dhe tallet me shqiptarët. Dhe kjo është një prej tyre besoj unë. Ajo që ne kemi bërë sot, protestuesit kanë bërë sot nuk kishte të bënte me SPAK-un, por që ajo që është bërë ka qenë një gjë simbolike për t'i treguar SPAK-ut që ne kërkojmë mbështetjen tuaj dhe jemi në mbështetjen tuaj për të bërë detyrën tuaj.

Besojmë shumë fort që SPAK-u duhet të vazhdojë dhe të hetojë të gjithë ata, të gjitha ato afera korruptive të qeverisë dhe të të gjithë politikanëve dhe të të gjithë atyre që kanë cënuar jetën e shqiptarëve, kanë cënuar drejtësinë, ata që kanë bërë korrupsion dhe kanë bërë afera që na kanë sjellë të gjithëve në atë shesh.

Patjetër që kryeministri do reagonte në mënyrat e tij. Fatkeqësisht me gjithë këtë energji që ka sheshi, me gjithë këtë forcë edhe me gjithë atë kreativitet që ka rinia aty, ka dalë jashtë pritshmërive të tij dhe këtë herë fatmirësisht ne ia kemi marrë atij algoritmin edhe jemi shumë më të fortë se ai, jemi shumë përpara tij dhe kemi shkuar në Europë përpara se të na çojë qeveria e tij. Eurodeputetët erdhën na mbështetën neve, nuk erdhën për qeverinë, nuk erdhën për të takuar politikanët siç janë mësuar gjithmonë. Këtë herë erdhën për të dëgjuar qytetarët dhe për t'ju thënë qytetarëve që ne do jemi atje për të folur për ju. Ne dhe i kemi takuar personalisht eurodeputetët dhe janë shprehur në mbështetjen tonë plotësisht.

Madje në të gjitha bisedat që ne kemi patur dhe me të tjerë që kemi folur, sepse kanë takuar disa grupe interesi, kanë takuar studentët, kanë takuar ambjentalistët, kanë takuar neve tek protesta, dhe pyetja që më kanë bërë mua ishte: çfarë mund të bëjmë ne për ju në Parlamentin Europian? Kështu që besoj që ne këtë herë jemi përpara dhe jemi sepse jemi me të drejtën, ndaj jemi përpara. Ndaj besoj që ne këtë herë do fitojmë dhe jemi shumë më shumë në numër, jemi shumë më shumë në energji dhe jemi shumë më shumë me të drejtën, ndaj është e sigurt që ne do fitojmë.

Ai do vazhdojë me lojërat e veta, siç ka vazhduar me përbaltjen e të gjithë protestuesve një nga një, po i merr një nga një me emra, po nxjerr edhe lajme të rreme për shumë prej tyre, edhe për shembull mund të them për Entelën, që unë e njoh shumë mirë, ajo ka një shtëpi që është ndërtuar në vitin 1941.Po, jo në zonën e amfiteatrit, është në zonën e kalasë. Banesa e saj e vjetër, po. Thotë është e 41-shit e ndërtuar. Jo, jo thotë, janë arkivat. Janë videot që janë në arkivë, janë video ku duket shumë qartë shtëpia, madje kishte nxjerrë sot edhe një foto.

PER ME SHUME NDIQNI EMISIONIN LIVE

 

EMISIONET