Haga cakton datën e vendimit për ish-krerët e UÇK-së: Më 16 shtator shpallet aktgjykimi!

Pas më shumë se tre vitesh proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë, është caktuar data kur do të shpallet vendimi përfundimtar në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit do të jepet më 16 shtator të këtij viti, në orën 10:00.
“Trupi Gjykues ka caktuar datën për shqiptimin e aktgjykimit në çështjen gjyqësore Prokurori i Specializuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, për më 16 shtator, në orën 10:00”, thuhet në njoftimin zyrtar të Dhomave të Specializuara.
Ky vendim shënon një nga momentet më të rëndësishme të këtij procesi gjyqësor, i cili ka tërhequr vëmendje të madhe në Kosovë dhe rajon.

