Pse të gjithë po vishen si Serena Williams në vitin 2023?!

Pse të gjithë po vishen si Serena Williams në vitin 2023?!

Është mbushur bota e instagramit, rrjeteve të tjera sociale me blogere dhe të famshëm VIP që duan të duken si Serena Williams. Jo fiks si Serena personalisht, të gjithë po mundohen të kopjojnë veshjen e tenistes së famshme.

Pra gjatë gjithë këtij viti trendi i fundeve të tenisit është ende i fortë. Markat OG nga Tory Burch, Brooks Brothers etj, po sjellin koleksione të plota tenisi që ne të shkëlqejmë (jo të djersisim si Serena).

Me siguri edhe ju i keni parë sesi  fundet me pala, çorapet e bardha sporive të kombinuara me atlete të bardha, jelekët e punuar, kanë bombarduar habitatin ku jetoni, pavarësisht nëse ka në të vërtetë një fushë tenisi aty afër apo jo.

Nëse do të donit të kishit edhe ju një veshje që të dukeni si një teniste profesioniste, edhe pse nuk e vëmë në dyshim që s’dini të mbani as rrjetën, më poshtë ju sjellim disa kombinime që edhe ju të zhyteni në botën e Serena Williams.

EMISIONET