Pas vitesh larg vëmendjes, Rob Kardashian rikthehet në festën luksoze të 42-vjetorit të Khloé Kardashian (FOTO)

Khloé ndau në rrjetet sociale një seri fotosh nga festa, ku krahas familjarëve u shfaq edhe Rob Kardashian.
Në disa prej imazheve ai pozon me vajzën e tij 9-vjeçare, Dream Kardashian, të cilën e ka me ish-partneren Blac Chyna. Në një foto ai bën shenjën e paqes pas vajzës, ndërsa në një tjetër Dream e përqafon.
Në festë morën pjesë edhe Kim Kardashian, Kourtney Kardashian, Kris Jenner, si edhe fëmijët e Khloé, True dhe Tatum. Të pranishme ishin gjithashtu mikeshat e saj të ngushta, Malika Haqq dhe Khadijah Haqq.
Rob la edhe një koment në postimin e motrës së tij, ku shkroi: "Jemi shumë të bekuar që të kemi! Të duam shumë!"
Festa u organizua me temën "Champagne, Cavalli and Caviar", me dekor në nuanca rozë, lule të bardha dhe rozë, si edhe disa torta të personalizuara për ditëlindjen.



