"BLINDOHET" ZONA PRANË KUVENDIT/ Policia rrethon me gardh metalik pedonalen e Tiranës, qytetarëve nuk iu lejohet kalimi (VIDEO)

Tensionet në protestën e së martës para parlamentit ka sjellë masa të reja nga policia.

Uniformat blu kanë rrethuar zonën pranë pedonales së Tiranës me gardhe metalikë, si pasojë e përplasjeve që ndodhën në seancën e kaluar parlamentare.

Mes goditjeve me vezë dhe zvarritjeve të protestuesve nga efektivët e policisë, pritet të shihet nëse protesta do të përshkallëzojë si në seancën e shkuar. 

Mesa duket, policia është në gatimshëri për të ndaluar çdo lloj përplasje mes protestuesve dhe deputetëve.

 

EMISIONET