"O goc a je çmendur?" Aurela Gaçe tregon si u prit me kokën tullace: Shkoja te berberi, i thoja ma rruaj prapë

Aurela Gaçe njihet jo vetëm për zërin e saj shpërthyes, por edhe si një nga personazhet që ka eksperimentuar aq shumë me pamjen e saj.
E kemi fjalën për modelin e flokëve. Të bardha, të kuqe, të zeza, blu…Kaçurrela, të drejta, me onde, tullace...Aurela nuk ka lënë asgjë pa provuar.
Në "Why Not" ajo foli për komentet që merrte në rrugë kur i bëri flokët për herë të parë tullace.
"Në atë kohë thanë është e çmendur, hoqën dorë nga unë thanë nuk bëhet më. Pastaj i preva sërish. Sot merret dufi në rrjete sociale, atëherë e merrja në rrugë.Shkoja në shkollë, gjithë rruga: Pse e ke bërë kokën kështu? O goc a je çmendur? Mua po më the mos e bëj do të bëj pikërisht atë që ti më thua mos e bëj. Shkoja te berberi i lagjes dhe i thosha ma rruaj prapë, o unë ose këta. Ata thanë kjo nuk bëhet më. Hoqën dorë ata, jo unë. Natyrat janë të ndryshme, shijet janë të ndryshme. Akoma nuk u mësuat me mua, unë kështu do të vdes".


