"Më doli nami në fshat se isha moderne", Aurela Gaçe: U prisja flokët ballaboks të gjithëve

E ftuar në "Why Not" këtë të shtunë ishte diva e muzikës shqiptare Aurela Gaçe.
Ajo ndau me shikuesit një episod të fundit në vendlindjen e saj Llakatund, që siç tha e ktheu pas në rininë e saj.
"Para disa ditësh çova vajzat e mia në Llakatund, fshati ku unë kam lindur dhe jam rritur. I çova te pallati i parë ku kam jetuar me gjyshërit, pastaj te pallati tjetër. Shkuam në një vend tjetër, prapë në pallat. Unë kam një fobi nga qentë, sado jam rritur në fshat nuk jam mësuar kurrë me qentë.Më thotë një nga komshijet, ajo ishte e vogël kur kam ikur dhe tani ishte bërë grua. Tha, ti na i prisje flokët ballaboks të gjithëve, baluke para dhe të shkurtra pas. Më doli nami se isha pak moderne aty në fshat dhe prisja flokët. Vazhdoj i pres akoma sot të miat, i lyej vetë".


